Opinioni publik në Kosovë e Zvicër është tronditur nga vrasja makabre e një 7 vjeçari kosovar prej një gruaje zvicerane 75 vjeçare.

Djali është vrarë ndërsa kthehej nga shkolla, e cila ishte vetëm 10 minuta larg banesës së tij. Arsyeja e krimit mbetet shume e paqarte.

Nuk ishte hera e parë që vogëlushi shkonte vetëm në shtëpi. E ëma është ne gjendje tejet të rënduar psikologjike, e nga sa thotë, nuk e njihte 75 vjeçaren.

Fëmija ka marrë plage të thella në fyt të shkaktuara me thikë. Vete e dyshuara, e cila është larguar nga vendngjarja, ka dërguar disa mesazhe telefonike drejtuar një sërë personash dhe institucionesh ku rrëfen vrasjen e fëmijës.

Paskësaj, ajo është paraqitur në Prokurori. Autoritetet po bëjnë ndërkohë dhe ekzaminimin psikik të të moshuarës.

FOTO GALERI
1/6
Femija i vrare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA