24/11 22:37
Çlirim Gjata, sekretari për çështjet ligjore në PD duke folur në Open të gazetares Eni Vasili, deklaroi se presidenti Ilir Meta ka të drejtë se vendi po shkon drejt një junte.
“Një qeveri e kapur e lidhur me trafikun e drogës që ka kapur të gjithë pushtetet, madje më shumë atë që nuk i takon. Jemi drejt një junte, pasi është prishur balanca e shtetit.
Rama ka kapur prokurorinë, e cila nuk po heton vjedhjen e zgjedhjeve nga krimi. Meta është politikan me shumë përvojë dhe është bërë shkak për dy rrotacione të buta pushteti.
Meta është e vetmja portë që mund të ndalim revanshin e kryeministrit. Një mafie droge po vendos një juntë. Metafora e Aliendes është shumë e gjetur”, tha Gjata.
Top Channel