Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, godet një tjetër rast të tregtimit të lëndëve narkotike të forta në doza të vogla, falë bashkëpunimit me qytetarët.
Gjatë mesditës së sotme, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të hetimit me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “MAPO”.
Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për “Prodhim dhe shitje narkotike”.
Policia bën me dije se veprimtaria e tyre kriminale në shitjen e lëndës narkotike Heroinë e Kokainë ishte e shtrirë në zonat e “Kombinatit”, “Yzberishtit”, “Unazës së Re”, “Tiranës së Re”, si dhe në afërsi të disa shkollave të mesme në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 55 gramë lëndë të dyshuar Heroinë.
Operacioni vijon për evidentimin dhe kapjen e personave të tjetër të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Top Channel