Në studion e “Top Talk” këtë të mërkurë ka qenë i ftuar kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

I ngacmuar nga gazetari Denis Dyrnjaja për kontaktet me kryeministrin Rama, Vangjel Dule, mohoi në mënyrë kategorike që të ketë kontaktuar me të prej momentit të prishjes së aleancës.

“Prej shumë e shumë kohësh nuk asnjë kontakt me kryeministrin. Që nga momenti që u shfaq edhe koncepti që ai kishte për qeverisjen e vendit, PBDNJ denoncoi zhgënjimin e madh. Rama i ka hedhur në erë të gjitha urat e komunikimit me të gjithë aleatët. Ajo çfarë është më e rëndësishme është se ai ka hedhur në erë të gjitha urat e komunikimit me qytetarët. Rama i rezervon qytetarit shqiptar fatin e një ushtari në rresht, ato skemat e tubimeve në formë rrethore e me fytyra të zbehte është totalitare”, u shpreh Dule.

I pyetur se nëse ka një marrëveshje mes tij dhe kryeopozitarit Basha, për një qeveri të mundshme “hije”, kreu i PBDNJ u shpreh se një gjë e tillë nuk ekziston dhe ajo çfarë i bën bashkë është vetëm qëndrimi opozitar ndaj qeverisë Rama.

“Nuk kemi një marrëveshje të tillë. Ajo që na bashkon është qëndrimi opozitar ndaj kësaj qeverisje. Unë me Ramën u nisa nga posti i nënkryetarit, e aleati i tij. Lashë pushtet që në fillimet e 4-vjeçarit të kaluar, sepse qëndrimet e PBDNJ nuk ishin ato që i referohej zoti Rama”, tha Dule.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA