Cristiano Ronaldo ka hapur një biznes të ri, një klinikë për transplantimin e flokëve, që do të jetë një tjetër burim të ardhurash për yllin portugez.

Futbollisti i Juventusit inauguroi në Madrid një qendër për transplantimin e flokëve, qerpikëve dhe mjekrës, ku ai është ortak me 50%.

Një biznes që premton të sjellë miliona dhe që futbollisti e ka lënë në duart e Georgina Rodriguez.

Por, për dikë që e njeh mirë biznesin, Spanja është vendi i dytë në botë për rastet ku njerëzit vuajnë nga humbja e flokëve.

Top Channel