Mungesa e rezultateve të pritshme, apo më saktë në përputhje me objektivat e paracaktuara nga drejtuesit e klubit të Kukësit në fillim të sezonit, ka sjellë këtë të martë përfundimin konsensual të bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu.

Në një njoftin zyrtar në rrjetin social Facebook, klubi verilindor falënderon trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës, e teksa i uron suksese në karrierë, njofton menjëherë edhe emrin e pasuesit të tij në pankinë.

Ai do të jetë Ramazan Ndreu, i cili ka mbajtur deri më sot detyrën e drejtorit menaxherial të klubit të futbollit, Kukësi.

Shkak i shkarkimit janë bërë veçanërisht rezultatet negative të javëve të fundit. Kjo nuk është hera e parë që Cungu largohet nga Kukësi. Më herët, trajneri shkodran ishte shkarkuar nga Kukësi pas një periudhe tejet pozitive, me një kampionat shqiptar që e përfundoi në vendet e kreut, ndërsa në Europa League avancoi tri raunde.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA