Çështja e punësimit në institucionet publike në Kosovë vazhdon të jetë problem serioz.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se gjatë njëzet vjetëve të çlirimit të Kosovës është krijuar sistemi që përveç pozitave të larta ku janë deleguar njerëz të partive politike, në institucione shtetërore janë punësuar të afërm të krerëve të subjekteve politike edhe nëpër pozita të ulëta të shërbyesve civil, me kontrata të përhershme.

Sipas analistit Mazllum Baraliu kjo gjendje është krijuar nga klasa politike e Kosovës, të cilën gjë e pohoi edhe kryeministri Haradinaj.

Lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Haradinaj tha se kritikat për nepotizëm dhe për mos ndëshkimin e të fuqishmëve janë të mirëseardhura për ta ndryshuar gjendjen në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA