
25/02 09:55
Ai është kapiteni ynë i kombëtares së volejbollit për meshkuj, dhe pavarësisht se sukseset i ka të njëpasnjëshme me ekipet më të njohura ndërkombëtare, mendjen e ka te Shqipëria.
Pak ditë më parë Gazmend Husaj fitoi Kupën e Francës me ekipin e “Tours” për të cilin luan. Kapiteni i kombëtares së volejbollit arriti suksesin e parë me skuadrën ku u transferua vitin e kaluar.
Ndërkohë që ai ka qenë i angazhuar dhe ka fituar një sërë titujsh në liga të ndryshme ndërkombëtare.
Top Channel