“Motorët fluturues”, spektakël në Tiranë. Shfaqja, nga “Red Bull X-Fighters” (Foto)

18/03/2019 11:57

Nuk është hera e parë që sportistët “Red Bull X-Fighters FMX” na nderuan me praninë e tyre duke na dhuruar një shfaqje të pakrahasueshme dhe mbresëlënëse. Shfaqja për festimet e Ditës së Verës në zemër të Tiranës rezultoi me një audiencë të lartë dhe një atmosferë të mbushur plot me adrenalinë dhe spektakël.

Ashtu energjik, plot stile dhe rrotullime në ajërm thuajse të pabesueshme për syrin tonë, ne i shijuam te sheshi “Nënë Tereza”.

Çfarë i karakterizon dhe i bën bashkë këta sportistë të talentuar dhe profesionistë të Red Bull? Pasioni, sakrifica dhe guximi janë cilësitë që i gjejmë te Martin Koren, Julian Vanstippen dhe Aleš Liemann. Julien, i quajtur ndryshe “gjaku i ri i Belgjikës”, dhe Ales, i cili ka përballuar 32 kocka të thyera gjatë karrierës së tij, befasuan të gjithë të pranishmit në shesh me performancën e tyre spektakolare dhe ekstreme.

Shfaqja zgjati një orë e 10 minuta, me dy raunde, të cilat u realizuan disa figura dhe akrobaci si “backflip”, “cliffhanger”, “tsunami”, etj.. Dy sportistët jo vetëm performuan atë që ata dinë të bëjnë më mirë, por edhe u treguan mjaft miqësorë dhe gatshëm për të bërë foto, për të dhënë autografe, si dhe duke shkëmbyer biseda me spektatorët.

Julien Vanstippen, belgu 23-vjeçar i quajtur ndryshe si “Gjaku i ri nga Belgjika”, mori vendin e tij në “FMX” në vitin 2016, kur vendosi që zemra e tij i përket qiellit më shumë sesa tokës. Ai konsiderohet si një nga garuesit me të shpejtë në Belgjikë. Ales Liemann është çek, 35 vjeç, dhe u bashkua me “FMX” në vitin 2004. Ai ka 32 kocka të thyera gjatë karrierës së tij si sportist ekstrem.

“Red Bull X-Fighters” është një garë e stilit të lirë të motoçikletave, e zhvilluar në arenat dhe vendet më të famshme të botës. Krijuar në vitin 2001, “Red Bull X-Fighters” është ngjarja më popullore e “motocross freestyle” në botë, me një histori 15-vjeçare dhe më shumë se 50 shfaqje të kaluara në 6 kontinente.

FOTO GALERI
4/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA