“Jemi të pafajshëm, nuk e dimë pse u arrestuam”

16/03/2019 18:15

Policia e Siem Reap, një qytezë pranë tempullit të famshëm antik të Angkor Ëat në Kamboxhia, kanë arrestuar disa turistë të cilët kanë “kërcyer pornografikisht” me turiste të reja në moshë.

Grupi i të arrestuarve është i moshës 19-35 vjeç dhe pritet që të dalin së shpejti në gjyq, ku rrezikojnë deri në 1 vit burg.

Cambodiaexpatsonline.com ka publikuar disa foto ku shihen meshkuj dhe femra të shtrirë në dysheme.

Një nga të arrestuarit thotë për “Daily Mail” se nuk e di arsyen e arrestimit: “Jemi të pafajshëm. Nuk e dimë pse na kanë arrestuar. Njerëz të ndryshëm na thonë gjëra të ndryshme. Na rrethuan, ishim rreth 100 veta te festa dhe aty erdhën 30 policë”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel