Largimi i Ramës ditën e protestës, zgjuarsi apo dobësi?! Biberaj përgjigjet në “Top Talk”

15/03/2019 16:05

Janë zhvilluar deri tani disa protesta të thirrura dhe organizuara nga opozita me data të përcaktuara, por në të gjitha protestat e zhvilluara para kryeministrisë, Rama nuk është gjendur në zyrë.

I ftuar në studion e “Top Talk”, Aleksandër Biberaj, një nga zërat e moderuar të së djathtës i rikthyer së fundmi në PD, u shpreh se prania e Ramës në kryeministri do të irritonte akoma edhe më tepër protestuesit, e për këtë arsye bën mirë që largohet.

“Po të jetë në zyrë do të ketë provokime. Një zgjedhje e mirë që nuk është në zyrë. Secili ka ndjenjat e veta, qytetarët nuk ka asgjë personale me Ramën. Ata e kanë me faktin se qeveria nuk po punon për ta”, u shpreh Biberaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA