Ndryshe nga vitet e tjera në Tiranë këtë 14 mars nuk është festuar, edhe pse në rrugë të kryeqytet nuk mungonin ballokumet apo veroret që janë simbol i kësaj feste pagane.
Ky ka qenë një vendim i bashkisë së Tiranës që festimet e Ditës se Verës të zhvendosen ditën e diel ku moti do të jetë plot diell dhe bashkë 50 aktivitete e përgatitura për këtë ditë të sjellin një fundjavë të paharruar për kryeqytetasit.
Sipas bashkisë festimet të dielën do të nisin në orën 10 dhe do të ketë një sërë aktivitetesh të shpërndara në hapësira të ndryshme të kryeqytetit
Në sheshin Skënderbej do të ketë aktivitete për fëmijë dhe jo vetëm, pasi çdo moshe mund të gjejë veten për të festuar që nga Panairi i Librit apo ai i turizmit.
Përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit do të ketë grupe kërcimi, muzikë latine si dhe Ansambli Kombëtar.
Në sheshin Nënë Tereza si çdo vit show me motora dhe “summer koncert” ndërsa në zonë e ish-bllokut live stage për të rinjtë dhe “street party”.
Ndërkohë që në Parkun e liqenit artificiale do te ketë shumë aktivitet sportive, por edhe festivali pranveror i kërcimit pranë amfiteatrit. Në të gjithë hapësirën e parkut do të ketë aktivitete si “kitarat në park”, panairi i artizaneve, kampionati i peshkimi e shumë aktiviteteve të tjera.
Top Channel