Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett deklaroi se Kosova vazhdon të frenohet nga korrupsioni, sulmet kundër gazetarëve, dëbimi i shtetasve të huaj pa një proces të rregullt dhe dhuna kundër pakicave.

Komentet e tij, Kosnet i bëri në Twitter, pas publikimit të raportit të Departamentit amerikan të Shtetit mbi të drejtat e njeriut në botë per vitin e kaluar.

Raporti evidentonte si probleme te ndjeshme “kthimin e detyrueshëm të refugjatëve ose azilkërkuesve, korrupsionin endemik në qeveri, dhunën dhe kërcënimet e dhunshme kundër gazetarëve dhe sulmet kundër anëtarëve të pakicave etnike apo komuniteteve të tjera të margjinalizuara”.

Theksi u vu veçanërisht tek rasti i dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, ku ata, siç thuhet, janë kërkuar “nën akuza të paqarta”.

Dëbimi, i ndodhur marsin e vitit të kaluar, vazhdon të shkaktojë reagime nga qarqe të ndryshme për mënyrën se si u krye. Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës patën thënë atëherë se nuk ishin në dijeni të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA