“E konsiderojmë të papërgjegjshëm bojkotin e Parlamentit nga partitë opozitare. Demokracia nuk funksionon në këtë mënyrë”.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth foli për “Deutsche Welle”-n pas takimit në Berlin me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, duke u fokusuar te situata politike në Shqipëri.

Shqetësimi i tij është ai që kanë përcjellë në kor edhe zëra të tjerë të komunitetit ndërkombëtar: vendi ku duhet zhvilluar debati është Parlamenti.

“Ne kërkuam që të ndërhyrhet për zbutje, por kam frikë se situata tashmë është shumë e helmuar”, thotë Roth, ndërsa tregon se cili është qëndrimi i tij lidhur me akuzat e opozitës se, qeveria i ka blerë votat në zgjedhjet e mëparshme, gjë që e bën sipas saj Parlamentin jolegjitim.

“Akuzat duhet të bëhen me anë të institucioneve të shtetit të së drejtës. Si mund të bëhen ndryshe? Shteti i së drejtës nuk mund të anashkalohet duke ndalur punën në Parlament. Demokracia nuk funksionon në këtë mënyrë. Kush vepron kështu, me sa duket nuk i ka kuptuar parimet e shtetit të së drejtës”, tha Roth për “DW”.

Ngërçi i krijuar ka bërë që të hidhen hije dyshimi mbi çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Procedura është shumë e qartë: raporti i progresit të Komisionit Europian do të publikohet më 29 maj”, thotë ai. “Dhe vendimi ynë do të bazohet mbi këtë raport”.

Në rastin e Gjermanisë, fjalën e fundit e ka Bundestagu. Roth thekson se ende çdo gjë është e hapur dhe i mëshon idesë se, sa më shumë reforma të ketë në muajt e ardhshëm, aq më mirë është për vendimin pozitiv.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA