Dëshironi të dini se cfarë ndodh mbrapa kuintave të një teatri kur në fakt është duke u dhënë një komedi mes aktorëve që nuk janë aspak aktorë dhe incidentet që pasojnë njëra tjetrën shkaktojnë të qeshura të mëdha tek publiku.

Kjo është “Komedia që shkon për dreq”, në një rivënie tjetër në shfaqen e 25 në skenën e ArTurbina.

“Duke qenë që është një shfaqe brenda shfaqes, të gjithë aktorët janë përpjekur të bëjnë personazhet e tyre pavarësisht se janë një trupë amatore, ndërsa i vetmi personazhi im është ajo që ska lidhje fare, sepse është puntorja e skenës. Puntorja e skenës është një personazh super i devotshëm, duke u mbarëvajtur që të gjitha gjërat të shkonnë mirë, deri në momentin kur ndodh e papritura dhe fusin aktore në skenë, që ajo mund të dijë cdo gjë, por nuk mund të dijë vetëm të bëjë aktoren”, tha Alesia Xhemalaj, aktore.

Në rrëmujën e madhe të skenës, me dyer që përplasen, aktorë që harrojnë tekstin e madje edhe të vdekur që ringjallen e humbin toruan ka vetëm një moto, “nëse gjithcka shkon keq, mos u mërzisni, do të bëhet edhe më keq”.

“Ajo që e bën interesnate shfaqen “Komedia që shkon për dreq”, është fakti që publiku është kurioz të shohë punishten e brendshme të ndërtimit të një shfaqeje.Aty cdo gjë është e hapur, nuk ka kufizime dhe publiku ka fatin të shohë se si funksionon një shfaqe”, tha Romir Zalla, aktor
Ndërsa në ArTurbina këtë të enjte vjen kjo komedi në regjinë e Driada Dervishit dhe një kasti të njohur si Bujar Asqeriu, Gent Zenelaj, Sokol ANgjeli, Romir Zalla etj, në skenën e teatrit eksperimental publiku ndjek një tjetër shfaqe. Dramën Antigona. Në të dyja Romir Zalla është protagosnit.

“Fakti që publiku ka treguar interes për të dyja shfaqet unë nuk mund të hiqja dorë, qofë nga njëra apo nga tjetra”, tha Romir Zalla, aktor.

Top Channel