Dita e tretë e protestës në Tiranë për Zvërncein, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” te Ministria e Brendshme dhe Kryeministria 02/06 18:16
Misionarët e parë të Ditës së Verës erdhën. Me lule dhe me cicërimat e tyre ata kanë mbushur plot rrugicat e kalasë së Elbasanit, aty ku festa pagane i ka rrënjët e thella.
Shpërndarja e luleve nëpër dyer simbolizon ardhjen e mirësisë, pranverës dhe begatisë në çdo familje.
Për ëmbëlsirën tradicionale, ballokumen ne kemi zgjedhur një shtëpi elbasanase.
“Ballokumet tona janë gati, ato janë ballokume të vërteta të përgatitura nga duart e një zonje Elbasani. Ne ju urojmë Gëzuar Ditën e Verës”, shprehet e zonja e shtëpisë, Haxhire Çerekja.
Top Channel