Rastet e përsëritura të dhunës ndaj bluzave të bardha në spitalet e vendit kanë nxjerrë personelin mjekësor në protestë sensibilizuese duke kërkuar edhe disa ndryshime të cilat do të ulin këto raste.
Në studion e “Top Talk” ishte i ftuar Arjan Harxhi, i cili theksoi se dhuna ndaj bluzave të bardha ka qenë një fenomen i pranishëm gjithnjë gjatë tranzicionit, por rastet e shpeshta së fundmi bëri që personeli mjekësor të bashkohej në një protestë sensibilizuese.
Mjeku Arjan Harxhi beson se protesta e ia arriti qëllimit të saj pasi u pa një reagim pozitiv nga ministria dhe drejtoria e QSUT, por kjo nuk do të mbetet me kaq.
“Ne mendojmë se arritëm qëllimin, derisa patëm reagimin pozitiv nga ministria dhe drejtoria e QSUT. Protesta do vazhdojë me kërkesa specifike që do i drejtohen si Ministrisë edhe drejtorisë së QSUT”, u shpreh mjeku Harxhi.
Top Channel