Kryeministri Rama dhe homologu i tij Zoran Zaev dolën para kamerave pas takimit kokë më kokë. Në konferencën e përbashkët për mediat Rama falënderoi publikisht dhe shprehu mirënjohjen për kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në lidhje me zbatimin e ligjit të gjuhëve në këtë shtet, çka sipas tiji ka çelur rrugën një harmonie të munguar dhe aq të domosdoshme.

“Ju jam mirënjohës për faktin se me një kurajo të pazakontë dhe me një vision largpamës ju çelët rrugën e një harmonie të munguar dhe aq të domosdoshme në shtetin tuaj mes shqiptarëve dhe maqednasve. Për ne, seanca e Kuvendit tuaj ku u fol shqip ishte simbolikisht e përmbajtësisht moment historik dhe arsyet më shumë që të jemi promotorë të fuqishëm të idesë se integriteti dhe stabiliteti i Maqedonisë së Veriut është interes strategjik i republikës sonë”, theksoi kryeministri Rama.

Nga ana tjetër, Rama vlerësoi momentin aktual si një moment të veçantë kur shkohet drejt pragut të shumëpritur të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. “Puna e përbashkët që po bëjmë, shkëmbimi i ekspertizës, përvoja e krijuar dhe e bashkëndarë hap pas hapi na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA