Ligoraq Karamelo, edhe pse u zgjodh nga lista e PD si deputet i Kuvendit të Shqipërisë përfaqëson PBDNJ, kreu i së cilës është rreshtuar krah Bashës dhe Monika Kryemadhit për djegien e mandateve.

Në studion e Top Talk, Karamelo është pyetur se si janë tashmë marrëdhëniet me kreun e PBDNJ, duke marrë parasysh qëndrimet krejtësisht të kundërta.

“Në 2017-ën ne dhamë një kontribut të shquar në fushatën e 2017-s. Si parti por edhe si organizatë OMONIA jemi të organizuar. Ata nuk u pajtuan me vendimin e djegies së mandateve. E kuptoj pozicionin e kryetarit. Duke qenë në listën e PD e imponon atë që të ketë një disiplinë më të rreptë. E përsëris se nëse edhe Dule do të ishte në pozicionin tim do të kishte bërë të njëjtën gjë”, u shpreh Karamelo, i cili më tej la të kuptohet që kjo situatë është lënë pas krahëve dhe tashmë fokusi tyre i përbashkët janë zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Tendenca për të na u imponuar vendimi përmes një deklarate, por edhe tendenca për t’iu kundërvënë një komuniteti të caktuar . Ka qenë një tendencë e rrezikshme dhe tenton që të acarojë shtresat dhe grupet sociale në qarkun e Korçës. Vendimi që mora shpreh qëndrimin e atyre që më kanë votuar”, tha ndër të tjera Karamelo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA