Mijëra pasqyra gjigante janë vendosur në mes të shkretëtirës së Atakamës në Kili. Ky është centrali i parë që do të prodhojë energji elektrike nga dielli në Amerikën Latine.

“Ne pasqyrojmë rrezet e diellit me 10 mijë heliostate njëherësh në një pikë të caktuar. Falë efektit të lenteve zmadhuese siç e kemi mësuar që në fëmijëri, ne arrijmë temperaturën 600 gradë.   Këtë nxehtësi e shndërrojmë në elektricitet  me anë të turbinës kur të duam, si gjatë ditës ashtu dhe gjatë natës, edhe kur ka vranësira”, tha Francisco Vizcaino, menaxher i projektit.

Mes mijëra pasqyrave ka një kullë 250 metra të lartë që mbledh nxehtësinë dhe e përpunon. Teknologjia e sistemit me kulla diellore është përdorur për herë të parë në shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Centrali i parë në Europë që punon me këtë teknologji është ndërtuar në Spanjë. Por të tillë ka në Arabinë Saudite, kinë dhe Afrikç. Centrali amerikanolatin parashikon që të sigurojë 100% energji të pastër deri në vitin 2040.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA