Sot në Top Talk u fol për problemet e pronësisë dhe përpjekjet për t’i dhënë zgjidhje një problemi madhor që ka prodhuar më mijëra konflikte civile e sociale me kosto të mëdha financiare dhe shpesh edhe njerëzore.
Në studion e Top Talk i ftuar ishte Drejtori i ALUIZNI-it Artan Lame, i cili foli edhe për agjensinë e re që formohet nga Ligji për Kadastrën që i përmbledh 3 agjensi të ndryshme që merren me pronën në një të vetme.
“Ligji hyn në fuqi pas disa ditësh. Nuk është një nismë e re. Që në 2013-ën PS deklaroi për një politikë të re për legalizimin e pronës. Por Agjinsitë ishin të partive të ndryshme. Tashmë janë në një tepsi, e cila është tepsia e halleve të pronës”, tha Lame,
Por si do të arrihet kjo?
Sipas kreut të ALUIZNI-t, zgjidhja përfundimtare do të dojë kohë
“Kjo agjensi nuk do të sjellë begati nesër. Do të na duhet një e përpjetë e fortë dhe e gjatë në kohë për të shpëtuar nga problematika e pronës. Një gjë është e sigurt. Jemi në fund fare, më keq nuk ka nga të vejë. Është e domosdoshme një ringritje dhe një ndryshim se si jemi sjellë me pronën”, tha Lame.
Top Channel