Katër ditë nga protesta e 16 marsit, Lulzim Basha paralajmëroi uniformat blu se do të mbajnë përgjegjësi nëse dhunojnë qytetarët.

“Çdokush që shkel ligjin dhe godet qytetarët, do të vijë shumë shpejt dita që do ta paguajë. Ua drejtoj këtë në veçanti atyre që ndjekin urdhra të paligjshëm”, tha Basha.

Para beratasve, Basha garantoi se opozita nuk do të vijë në pushtet përmes dhunës, ndërsa nuk la asnjë shteg të hapur për zgjidhje të krizës politike përmes dialogut me Ramën.

“Ne s’kemi nevojë të ecim mbi kufoma për të shkuar në pushtet. Ne kemi nevojë të jemi të gjithë bashkë. Ishim bashkë më 16 shkurt dhe dogjëm mandatet. Tani më 16 mars do të hedhim një tjetër hap vendimtar, që ta kuptojë e gjithë bota se këtu ka vetëm një zgjidhje: ato janë zgjedhje pa Edi Ramën dhe një Parlament i popullit”, tha Basha.

Kryedemokrati kishte edhe një koment, që duket se tingëlloi si një mesazh jo vetëm për deputetët e rinj që po futen në Parlament, por edhe ndërkombëtarët, të cilët nuk mbështesin mjetet e zgjedhura nga opozita.

“Çdokush tjetër, tani që Parlamentit i ka dal era e krimit, që vazhdon dhe i kreh bishtin Ramës, është aleat i krimit të organizuar. Protesta në vetvete është një vendim, merreni atë dhe ejani të gjithë ju që ishit më 16 shkurt, e merrni edhe një më shumë me vete”, tha Basha.

Kryedemorkati u kërkoi beratasve të bëhen bashkë për një pakt kombëtar, për ndryshmin e Kushtetutës dhe sistemit zgjedhor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA