Sistemi i videoarbitrimit ka përfunduar sërish në qendër të diskutimeve në futbollin europian, këtë herë me episode të bujshme në La Liga.

Në ndeshjen e zhvilluar mes Valadolid dhe Realit të Madridit, në stadiumin Zhoze Zorrija ndodhi thuajse gjithçka. Tifozët panë dy gola të anuluar, një penallti të gabuar dhe një festival rrjetash, por më shumë se gjithçka bëri bujë një imazh i platformës televizive që transmetoi sfidën.

Kur u thirr në ndihmë arbitri që monitoronte pamjet filmike në dhomën e sistemit VAR, nuk ishte askush në rastin e minutës së 14. Sergio Guardiolës iu anulua një gol për pozicion jashtë loje por kur regjia u lidh mes dhomën e videoarbitrimit, ishte shkretëtirë totale.

Shumë tifozë spanjollë përdorën imazhet për t’i kthyer në virale në internet, duke bërë thirrje për hetime. Doza e kritikës u shtua edhe më shumë kur pak minuta më vonë arbitri kryesor Hezur Gil manzano anuloi një tjetër gol për të zotët e shtëpisë, këtë herë me ndihmën e VAR.

La Liga mbështet idenë se pamjet e transmetuara ishin një gabim i regjisë dhe se arbitrat ishin në vendin e tyre.

Top Channel