Juventusi shkatërroi Udinesen 4-1 të premten në mbrëmje, në ndeshjen e tij të radhës në Serinë A, duke hedhur një tjetër hap drejt titullit të 8 radhazi kampion.

Tani e gjithë vëmendja e bardhezinjve do të jetë te sfida e mesjavës me Atletico Madrid, ku do t’u duhet të përmbysin humbjen 2-0 të pësuar në “Wanda Metropolitana”.

Për këtë përballje, Allegri nuk do të ketë në dispozicion Barzaglin e De Sciglion, mungesa që e kushtëzojnë atë në përcaktimin e formacionit për duelin me Los Colchoneros.

“Kam vetëm një mbrojtës krahu në dispozicion dhe do të më duhet të sajoj diçka, pasi është e nevojshme të luajmë një ndeshje teknike. Do të jemi gati kushdo që të luajë, Spinazzola apo Caceres”, tha Allegri.

Kohët e fundit emri i trajnerit të bardhezinjve është përmendur shpesh në zërat e merkatos, për një largim të mundshëm nga Juventusi, në përfundim të këtij sezoni.

“Besoj se këto 4 vite e gjysmë kemi punuar shumë mirë. Kemi qenë gjithnjë kompetitivë në Champions. Erdha këtu mes skepticizmit dhe dy herë kemi arritur në finale të këtij kompeticioni. Sigurisht finalet fitohen, por jemi përballur me dy skuadra të mëdha. Nëse nuk do t’ia dalim mbanë edhe këtë vit, ndoshta do të ndodhë vitin tjetër. Jam mësuar me zërat rreth meje. Unë kam besim, pas 5 vitesh te Juventus shpresoj që të qëndroj këtu”, u shpreh tekniku bardhezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA