Sonte nisi mbrëmja e dytë e Betejave, e parafundit për këtë fazë por emocionet mbeten po aq të mëdha si ditën e parë kur ky spektakël nisi rrugëtimin e tij.

Trajnerët rrëfyen ndjesitë e tyre sa i përket përgatitjeve për Betejat por edhe për momentin e vështirë kur ata do të duhet të përballen me vendimin se cilin konkurrent do të çojnë në Netët Live.

Për Miriamin dhe Arilenën sigurisht ky është i vetmi moment me të cilin ato nuk do të donin të përballeshin por sa i përket Gjokave, a do të jetë më i lehtë për ta pasi vendimin e ndajnë bashkë?

Të pyetur nga Dojna Mema se cili prej tyre është mendja dhe cili zemra kur bëhet fjalë për të marrë këtë vendim, Aleksandër dhe Renis Gjoka u shprehën se dhe për ta është po aq e vështirë.

“Ne jemi një gjysmë zemre dhe një gjysmë mendje, askush nuk mund të na përçajë. Kështu jemi më të fortë se kurrë por zgjedhja mbetet shumë e vështirë. Presim me padurim performancat e të gjithëve sonte” ,-tregoi Renisi.

Betejat sapo ka kanë filluar dhe përgjatë pjesës tjetër të spektaklit, falë performancave mahnitëse dhe jo vetëm do të kuptoni përse trajnerët gjithmonë ngurrojnë për të marrë vendimin se kush do ta kalojë këtë fazë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA