Diego Pablo Simeone do të jetë rregullisht në pankinë të martën në mbrëmje në ndeshjen që skuadra e tij Atletiko e Madridit ka programuar me Juventus në Ligën e kampioneve.

Trajneri argjentinas nuk është sanksionuar rëndë nga UEFA për gjestet antisportive dhe festën e ekzagjeruar në suksesin ndaj bardhezinjve në ndeshjen e parë, dhe do ta kalojë këtë me vetëm 20 mijë Euro gjobë.

Qeveria e futbollit Europian pranoi kështu tezën e Simeones që kishte kërkuar falje për veprimet e tij në stadiumin Uanda metropolitano, duke nënvizuar se ato nuk i drejtoheshin Juventusit. Festa e tepruar e teknikut latin nuk ishte shënuar në raportin e arbitrave dhe as në delegatin e UEFA-s por hetimet nisën pas pamjeve filmike dhe inspektorëve të tjerë në stadium.

Kështu Diego Simeone do të jetë të martën në stadiumin e Torinos, për të mbrojtur suksesin e pastër 2-0 të 90 minutëshit të zhvilluar në Madrid. Prezenca e tij e konfirmuar ka shtuar entuziazmin te tifozët dhe futbollistët, për një trajner që transmeton grintë dhe pasion nga pankina.

Top Channel