Musa Ulqini, i ftuar në “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se mazhoranca është e gatshme që të dialogojë me opozitën kudo ku të dëshirojë ajo.

“Mazhoranca është e gatshme që të dialogojë, ku të dojë opozita, jemi gati edhe për tavolinën e Presidentit të Republikës, megjithëse akti i opozitës me lënien e mandateve ka goditur sistemin dhe dialogun. Sepse ata kanë kaluar në anën tjetër, kjo mazhorancë ka vullnet, por pakica nuk ka mandat për të negociuar vullnetin e qytetarëve”, deklaroi përfaqësuesi i mazhorancës.

Në lidhje me deklaratat e ndërkombëtarëve, Ulqini u shpreh: “Është hera e parë që ndërkombëtarët kanë folur me një zë për çështjet që po kalon Shqipëria. Ata kanë dënuar djegien e mandateve, kanë qenë kundër dhunës në protesta, kanë dënuar retorikën e opozitës, kanë vlerësuar Shqipërinë për reformat dhe kanë thënë që zgjedhjet e vitit 2017 janë legjitime. Nuk është e vërtetë që ndërkombëtarët duan stabilitet në Shqipëri, siç tha kreu i opozitës, por duan standarde demokratike dhe integrim të Shqipërisë”.

Kur u pyet mbi dosjen 339, nga përgjimet e të cilës doli edhe vjedhja e zgjedhjeve, sipas opozitës, Musa Ulqini theksoi: “Drejtësia duhet të bëjë sa më parë punën e vet. Unë ndaj të njëjtin opinion me ndërkombëtarët që thonë se nuk është çështje e Parlamentit, por e drejtësisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA