Hapja e Mësonjëtores së Parë shqipe realizoi një ëndërr të hershme të shqiptarëve. Daljen në dritë të gjuhës shqipe pas shumë shekujsh. Në këtë 7 Mars, kjo ndërtesë ku nisi të mësohej shqip mbetet në epiqendër të festimeve.
Koleksionistët Niko Kotherja dhe Mirgen Shamblli sjellin një ekspozitë të veçantë me dëftesa dhe dokumente të tjera të rëndësishme historike sa i takon mësimit në gjuhën shqipe dhe përhapjes së tij në shkollat e tjera.
Mbreti i bullgarisë i ofroi Stefan Kondillarit mundësinë për ta birësuar por ky i fundit zgjodhi të jetë mësues në shkollën e parë shqipe dhe i kërkoi mbretit të bullgarisë ndihmë për ta mbështetur dhe për të përhapur më tej arsimin, për të studiuar dhe për të mësuar shqip.
132 vjet më parë në Korçë u hap e para shkollë në gjuhën shqipe. Në vendin ku ngrihej Mësonjëtorja e parë shqipe, sot është një muze.
Top Channel