Paris Saint Germain dështoi sërish në Champions League dhe kjo pritet t’i hapë shumë probleme skuadrës. Neymar dhe Kylian Mbappe duket se do të vihen sërish në qendër të merkatos së transferimeve me Realin e Madridit që është gati të përfitojë nga situata për të siguruar shërbimin e tyre.

Skuadra Merenges tentoi edhe verën e kaluar për të të sjellë në Madrid brazilianin, ndërkohë që dy vjet më parë i ofroi 235 milionë Euro monacos për Mbappen i cili në fund vendosi të transferohet në Paris. Me situatën e krijuar këtë sezon, Florentino Perez po përgatit një revolucion të vërtetë në skuadër dhe projekti i ri do të nisë pikërisht nga këta dy futbollistë që janë të preferuarit e tij.

Neymar e Mbappe u bashkuan me Paris Saint Germain në vitin 2017 me objektivin e qartë; fitoren e Ligës së Kampioneve. Paris Saint Germain i pagoi 220 milionë Euro Barcelonës për Neymar dhe 180 milionë për Mbappe, në total 400 milionë Euro për 2 lojtarët, shpenzime që mesa duket nuk i shërbyen shumë skuadrës kampione të Francës për t’i shkuar Ligës së kampioneve deri në fund. Projekti i Al Khelaifit dështoi sërish dhe kjo do të thotë se klubi mund të ndryshojë strategji sportive.

Por zërat për planet e Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm nuk janë vetëm rreth Neymar e Mbappe. Nga Anglia vijnë lajme se Los Blancos po kërkojnë të sjellin në kryeqytetin spanjoll edhe trajnerin Pochettino e sulmuesin Harry Kane nga Tottenhemi dhe është gati të ofrojë për ta shifrën e 170 milionë Eurove.

Top Channel