Kuvendi i Kosovës, i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin e çështjeve që lidhen me dialogun me Serbinë, miratoi pasdite ligjin për kompetencat e delegacionit shtetëror të Kosovës dhe platformën për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, gjithpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, nuk ka mundur të marrë votat e duhura.

Seanca u kërkua nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ftoi deputetët të bëhen pjesë e procesit.

“Edhe në fund të arrijmë në një konsensus sepse i është dhënë një mundësi Parlamentit, jo vetëm që ta ruajë pronësinë mbi procesin e dialogut, por edhe të ruajmë Kosovën e 17 shkurtit”, deklaroi Haradinaj.

Por, deputetët e opozitës kërkuan mocion procedurial, për largimin nga rendi i ditës së platformës për dialogun, pasi argumentuan se kjo platformë nuk mund të miratohet, sepse bazohet në Ligjin për dialogun, i cili ka kaluar vetëm në lexim të parë në Kuvend. Megjithatë, kjo nuk u arrit.

Në platformën e prezantuar në Kuvend thuhet se Kosova pret që procesi i dialogut të intensifikohet dhe përshpejtohet në vitin 2019 me qëllim të arritjes së një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, mes Kosovës dhe Serbisë. Por, pavarësisht faktit nëse Kuvendi miraton apo jo ligjin dhe platformën për dialogun, mbetet i paqartë rifillimi i bisedimeve mes kosovës e serbisë, për sa kohë që mbetet në fuqi taksa mbi mallrat serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA