Dështimi i Paris Sën Germain në Ligën e kampioneve edhe pse erdhi në mënyrë të diskutueshme me një penallti të vendosur nga video-arbitrimi, ka risjellë në vëmendje tezën e konservatorëve të kësaj loje, se milionat nuk të garantojnë trofe.

Pavarësisht investimeve kolosale dhe merkatos së çmendur që ka thyer thuajse çdo rregull të FIFA-s, klubi parizien kurrë nuk ka arritur në një gjysmëfinale në Champions League.

Në thuajse 8 vjet distancë nga blerja e aksioneve prej grupit të fuqishëm nga Katari, rezultatet në Europë nuk vijnë. Objektivi që në zbarkimin e presidentit Al Khelaifi ishte suksesi në Champions, por për të tretin vit radhazi, Paris Sën Germain ndalet në tetëshe.

Statistikat janë të pamëshirshme edhe për ata që kanë kthyer milionat e naftës, në lojtarët më cilësorë të planetit. Në total formacioni transalpin është në vitin e shtatë që nuk hyn dot në gjysmëfinale.

Duke nisur nga sezoni 2011/12 e deri më sot, investimet kanë kaluar 1 miliard Euro të përkthyera në blerje të çmendura dhe paga të majme për lojtarët. Neymar dhe Mbappe’ janë futbollistët më të kushtueshëm. 5 tituj radhazi dhe i gjashtë këtë vit në kasafortë, nuk justifikojnë dot dështimin në Champions, dhe në epilogun e sezonit, ndryshimet janë të pritshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA