Pasi njoftoi të gjithë klubet e futbollit për moszhvillimin e ndeshjeve të fundjavës, Federata Shqiptare e Futbollit doli me një qëndrim zyrtar në mbështetje të vendimit të Shoqatës së Arbitrave për bojkotin e kampionatit, si reagim për dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Eldorian Hamiti.

“Federata Shqiptare e Futbollit ju bën me dije se të gjitha ndeshjet e kampionatit kombëtar të futbollit të planifikuara këtë fundjavë nuk do të zhvillohen si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit (BASHF) për të bojkotuar të gjitha ndeshjet deri në rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume”, lexohet në njoftim.

“FSHF shpreh mbështetjen maksimale ndaj të gjithë trupës arbitrale në Shqipëri dhe vlerëson e respekton vendimin e marrë prej tyre. Ne kërkojmë reagimin e të gjithë aktorëve për të larguar përfundimisht dhunën, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në stadiume, si parakushti themelor për të pasur një garë të shëndetshme dhe brenda standardeve”, shton FSHF.

Top Channel