Çështja e buxhetit të Bashkisë së Skraparit është kthyer në një rreth vicioz. Dega e Thesarit në këtë qytet, nën varësinë e Ministrisë së Financave ka bllokuar prej ditësh çdo lloj veprimi financiar të bashkisë, deri në momentin që bashkia do të njoh vendimet e Këshillit Bashkiak.

Nga ana tjetër vetë bashkia ka paditur prefektin e qarkut për shkelje detyre. Në mbështetje të punonjësve të bashkisë dhe ndërmarrjeve të tjera në varësi të saj janë bashkuar banorët e këtij qyteti. Mesditën e se merkures përpara Degës së Thesarit, në shesh, banorët kanë zhvilluar një protestë.

Me pankarta nëpër duar “Stop bllokimit të buxhetit”, “Buxheti është i qytetit” banorët protestuan për gati një orë. Kryetari i bashkisë së Skraparit, Nesim Spahiu, në fjalën e tij bëri përgjegjës deputetin e PS,së në këtë Qark, Arbnor Shameti.

Qytetarët kanë ngritur zërin se mos miratimi i buxhetit ka mbyllur konviktin, çerdhet dhe po krijon probleme në të gjithë qytetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA