Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas një karriere 32-vjeçare në sistemin e drejtësisë.

Top Channel ka siguruar dhe tekstin e letrës së dorëheqjes së Petrit Fushës ku theksohet se pas kaq vitesh eksperiencë do të angazhohet në një aktivitet tjetër.

Ai shton se ka qenë i ngarkuar me ngjarje dhe fenomene të drejta dhe të padrejta, ndaj gjykon se mund të kontribuojnë diku tjetër më mirë.

Letra dorëheqjes së Petrit Fushës

Pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë.

Koha në të cilën po jetojmë është tej ngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë.

Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare. Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli.

Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA