Pas takimit në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidenti malazez Milo Gjukanoviç u shpreh mes të tjerash optimist edhe për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.
Për Gjukanoviçin, përvoja e zgjidhjes së çështjes së hapur në mes të Greqisë dhe Maqedonisë Veriore mund të jetë e çmuar edhe për ngërçe të tjera në rajon.
“E kam fjalën për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit”, theksoi lideri malazez.
“Si fqinj të përgjegjshëm e të interesuar, ne punojmë në gjetjen e një epilogu pozitiv të këtij dialogu”, ka thënë ai.
“Besoj se është e mundur dhe e ftoj NATO-n që me angazhimin e vet në këtë rajon, së bashku me BE-në, të kontribuojë në atë që është opsioni i vetëm i Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar Gjukanoviç.
Top Channel