Manchester United ka bërë mrekullinë në “Parc des Princes”, duke skualifikuar nga Champions League PSG, pas një fitoreje 1-3.

Edhe pse francezët fituan ndeshjen e parë 0-2 në Angli, për ta Champions League duket se është një kompeticion i mallkuar, pasi dështuan keqazi në shtëpi.

Lukaku ishte autor i dy golave për Manchester United, ndërsa Bernat shënoi golin e vetëm për PSG.

Por në minutën e parë të shtesës ndodhi e papritura. Arbitri akordon një 11-metërsh mjaft të dyshimtë pasi e pa atë me sistemin VAR. Rashford mposht Buffon dhe Manchester shkon në çerekfinale të Champions, ndërsa PSG dështon sërish në Europë.

Ndeshja tjetër e së mërkurës mes Portos dhe Romës shkoi në shtesë pasi vendasit fituan në kohën e rregullt me rezultatin 2-1, i njëjtë me atë që kryeqytetasit italian fituan në ndeshjen e parë.

Por fati ishte në anën e Portos, pasi në të 117′ shënoi golin që i dha kualifikimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA