I ftuar këtë të mërkurë në “Top Talk”, ka qenë ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili foli edhe sistemin e zgjedhor në Shqipëri, duke vlerësuar atë mazhoritar si më të mirin në Shqipëri.

Ai theksoi se për të patur një përfaqësim sa më të drejtpërdrejtë dhe sa më cilësor në Parlament, sistemi mazhoritar është i duhuri.

“Nëse do të duam të kemi një përfaqësim më të drejtpërdrejtë, pa diskutim duhet të kemi sistemin mazhoritar. Duke zgjedhur drejtpërsëdrejti përfaqësuesin që do në Kuvendin e Shqipërisë. Çështja e sistemit zgjedhor është një çështje e vlerësimit të disa komponentëve. Ai që ka pushtetin përpiqet që të dominojë në këtë zgjedhje. Por historia ka treguar se kjo zgjedhje nuk i është përgjigjur atij që imponuar sistemin zgjedhor. Në të gjitha demokracitë e reja u aplikuar sistemi propocional, që të rritje gama e përfaqësimit në Parlament. Ne zgjodhën sistemin mazhoritar. Nëse ne do të duam sot një qeveri të fortë dhe stabël për të bërë reformat. Sistemi mazhoritar është sistemi më i mirë dhe nga ana tjetër garanton një përfaqësim më ët drejtpërdrejtë dhe padiskutim rrit edhe cilësinë e përfaqësimit”, u shpreh Celibashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA