Ngjarja e “Kamzës”, arrestohen edhe ata që po ndalnin dhunën

05/03/2019 13:07

Drejtuesit e klubit të Kamzës pritet të dalin të mërkurën para gjykatës për t’u njohur me masën , pas arrestimit për incidentin e së dielës në ndeshjen kundër Laçit.

Ndërkohë që ende mbeten në kërkim 4 persona që goditën arbirtrin, ngjarja ka nxitur një debat mes Federatës së Futbollit dhe policisë që po i hedhin topin njëra-tjetrës mbi përgjegjësitë e sigurimit të ndeshjes dhe shmangies së pamjeve të tilla të shëmtuara në stadiume, debat që indirekt po ia hedh fajin pa gjyq të arrestuarive për ngjarjen.

Përveç atyre që goditën dhe që duken nga pamjet, në mjediset e drejtorisë qendrore të policisë mbahen dhe persona që hynë për të qetësuar situatën. Top Channel mëson se prokuroria e Tiranës ende nuk i ka marrë provat filmike, edhe pse ato janë më të klikuarat në portale këto ditë. Gjykuar nga këto pamje, duket se të paktën drejtori sportiv i Kamzës, Andi Matraxhiu, i cili nuk është i përfshirë në goditjen e arbitrit, është arrestuar për të njëjtën vepër si persona  të tjerë që shihen ta godasin arbitrin.

Veprimeve të policisë i shtohen edhe presionet e organizmave të sportit që të gjendur para një skandali të tillë po mjaftohen me justifikimin se i gjithë faji është “Kamzës”, një debat ky që shton presionet mbi policinë dhe indirekt mbi gjyqësorin lidhur me çështjen e bujshme mediatike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA