Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar nga foltorja e protestës se kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Italisë për të marrë azil politik.
“Tha që do iki të sqaroj italianët për ato që nuk e besojnë më shqiptarët. Por, burime thonë se po ikën në Itali për azil politik”, deklaroi Basha.
“Sovrani e ka marrë vendimin, e ka kuptuar fare mirë, prej javësh ajo godinë nuk është godina e Kuvendit të Shqipërisë, por godina e kolerës së krimit dhe korrupsionit”, shtoi Basha.
“Nuk ka Evropë me një Shqipëri si Kolumbi, nuk ka Evropë me qeverinë e bërë njësh me krimin, nuk ka integrim me korrupsionin ne nivelet më të larta. Maduro i Ballkanit nuk e hap derën e Evropës, por ne do ta hapim derën e drejtësisë dhe burgut për të dhe hajdutët. Vetëm ndarja dhe balancimi i pushteteve, rënia në gjunjë ne qeverisë së ardhshme para dinjitetit të cdo shqiptari për ta mbrojtur, vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme do ta hapin derën e Evropës, vetëm ne të bashkuar e të vendosur si kurrë më parë”, u shpreh kryedemokrati.
Pas fjalës, Basha së bashku me deputetët opozitarë dhe protestuesit iu drejtuan KQZ-së për të dorëzuar mandatet e tyre.
Top Channel