Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje për Ervin Matën, i pranishëm gjatë ngjarjes së rëndë në zonën e ish-bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Elion Hato.
Prokuroria kërkoi arrest me burg për Ervin Matën, i vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e së premtes pas 5 muajve në arrati që nga koha e ngjarjes së rëndë. Mata, i fejuari i këngëtares Elvana Gjata, nuk ka qenë i pranishëm në seancën për masën e sigurisë, por është përfaqësuar nga avokati i tij.
Vrasja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit, në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, në ish-bllok, pas një konflikti me armë mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës.
Viktima Fabiol Gaxha u qëllua për vdekje nga komandoja Meviol Bilo, i cili është ende në kërkim pas ngjarjes.
Top Channel