“Më parë ikën qeveria se largohet Bonsteel-i”. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli deklaroi nga Mitrovica se çdo qeveri që rrezikon raportet me Shtetet e Bashkuara dhe bazën kryesore të ushtrisë amerikane në Kosovë, mund të bjerë.
“Të gjitha qeveritë mund të ikin e Bondsteel-i jo. Asnjë qeveri nuk mund të rrezikojë raportet e shenjta me SHBA. Ju e keni vënë re që unë jam tërhequr nga ky debat dhe po më vjen turp se si po e trajtojnë qytetarin tonë. Nuk bën kështu. Kemi obligime. Kushtetuta është dhe ligjet janë. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, tha Veseli.
Veseli ndërkohë pati dhe një mesazh për Beogradin: “Serbisë do t’i përgjigjemi ashtu si e meriton. Si me tarifë, ashtu edhe me reciprocitet. Nuk duhet me marrë këtë pjesë si sherr të vetvetes se e kanë tepruar disa duke e marrë si individuale. I shenjtë është sovraniteti i Kosovës”.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë për shkak se autoritetet serbe kanë refuzuar vazhdimin e bisedimeve pa heqjen e taksës prej 100% që Qeveria e Kosovës ka vendosur në importet e Serbisë dhe Bosnjës. Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur disa herë se mospezullimi taksës së vënë në importet e Serbisë dhe Bosnjës përbën qëndrim kundër interesave të SHBA-së.
Top Channel