Luan Rama, zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i bëri thirrje nga studioja e Top Talk drejtuesve të policisë që të mos tejkalojnë kompetencat e tyre gjatë protestës së opozitës ditën e nesërme.

“Në të gjitha qëndrimet e mia, unë nuk jam në anën e atyre që shkelin ligjin, ndaj apeloj drejtuesit e policisë që të zbatojnë ligjin në përputhje me udhëzimet në zbatim të tij, pasi kam vënë re se ka pasur tejkalim të autoritetit nga drejtues që mendojnë se duke shërbyer politikisht mund të realizojnë imunitetin e tyre përballë vetting-ut në polici. Në udhëzimet e përdorimit të gazit lotsjellës thuhet se është hap që merret në skajin fundor të reagimit të policisë. Ligji është rigoroz dhe duhet të ecet mbi bazën e ligjit. Kur nuk respektohet ligji, krijohen konflikte të panevojshme”, deklaroi Luan Rama.

Më tej, Luan Rama shtoi se “ligji nuk e lë në duart e policisë vendimmarrjen për vendin e protestës”.

“Qytetarët zgjedhin të protestojnë aty ku mendojnë se transmetohet më mirë mesazhi. Ajo që duhet të bëjë policia është që të zbatojë ligjin dhe drejtuesit e saj të mos ndërhyjnë politikisht”, theksoi Luan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA