Top Talk/ Luan Rama: KQZ në shkelje të ligjit. Nuk është mbyllur procedura e dorëheqjes nga mandatet

04/03/2019 15:54

Luan Rama, zv/kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, komentoi në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja marrjen e mandateve nga ana e 4 deputetëve të rinj nga lista e LSI-së.

Sipas tij, “ka krizë politike që zgjidhet me mjete politike dhe vullnet politik” dhe për këtë arsye, “KQZ-ja nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj farse”.

“Puna e Kuvendit dhe komisionet kanë rregulla strikte se si procedohet. KQZ-ja është investuar pa u zbatuar ligji pasi është detyrim ligjor që çdo deputet që largohet, duhet ta shprehë këtë në një seancë publike pasi nuk është thirrur komisioni përkatës i Kuvendit për të legalizuar djegien e mandateve të opozitës”, deklaroi Luan Rama.

Më tej, Luan Rama theksoi: “Kushtetuta thotë se Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë dhe në momentin kur nuk janë aq, nuk është më Kuvend. Edhe një kur ikën, zëvendësohet menjëherë. Pavarësisht makinacioneve që bëhen, nuk shkohet te numri 140”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA