Komplikohet gjithnjë e më shumë detyra e Manchester united për të përmbysur humbjen 0-2 me Paris Saint Germain në fazën e 1/8 të Ligës së kampioneve.

Skuadra e Djajve të Kuq është mbërthyer nga probleme të mëdha dhe do të udhëtojë drejt Parisit me mungesa të shumta. Mungesës së Pogbasë për shkak kartonash, i shtohen ato të Sanchez, Matës, Ander Herrerës, Valencias, Darmian, Jones, Matic e Lingard për shkak dëmtimi.

Ndërsa të Paris Saint Germaini, trajneri Tuchel nuk do të ketë në dispozicion, Neymar dhe Cavanin, por pavarësisht kësaj, francezët kanë arsye për të qenë optimistë pasi transalpinët kanë mundur të kualifikohën në 15 raste kur kanë pasur rezultatin e ndeshjes së parë në favor të tyre.

Sfida e kthimit mes Paris Saint Germainit dhe Manchester United do të luhet ditën e mërkurë në 6 mars në Parkun e Princave në Paris.

Top Channel