Pranvera është stina ku bie më shumë në sy gjendja katastrofike e mjedisit në vendin tonë.

Pamja që ofron lugina e Lumit Shkumbin, për fat të keq është një pamje që të shoqëron përgjatë gjithë aksit nacional nga Peqini deri në Prrenjas.

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë nisi një aksion për pastrimin e luginave të lumenjve, aksione të cilat, siç shihet, janë energji të shpenzuara kot.

Përsa kohë nuk do të ketë vende të trajtimit të mbetjeve urbane, përsa kohë nuk do të grumbullohen mbetjet urbane në fshatra dhe përsa kohë nuk do të ketë edukatë qytetare, gjendja e mjedisit do të jetë kjo.

Uji i Shkumbinit është i kristaltë në burimin e tij në Malin e Valamarës, por kjo është gjendja e tij pranë Elbasanit, ndërsa më tej bëhet edhe më i ndotur, për të arritur në një gjendje katastrofike në grykëderdhjen e tij, në Detin Adriatik.

Një gjendje e tillë ka dëmtuar rëndë edhe turizmin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA