Çezarina Xheka, është kampione e Volejbollit për femra me ekipin e Partizanit. Ajo prej 9 vitesh udhëton çdo ditë nga Durrësi në Tiranë për të bërë stërvitje për ekipin e saj.
Flori, ka bërë një “sfidë” në Volejboll me femra dhe ka zhvilluar një intervistë me Çezarinën.
Në moshën 12 vjeçare (Në klasën e 6) ka filluar sportin e volejbollit tek pallati i sportit “Ramazan Njala” në Durrës dhe që nga ajo kohë nuk i është ndarë këtij sporti dhe bënë gati 20 vite në Volejboll.
Nuk ndodh asnjëherë qe te ik qofte edhe 2 min me vonesë. Është shumë strikte në orar dhe është i vetmi vend ku ndihet e lumtur.
Për Çezarinën ky vit do të jetë edhe më interesanti kampionati i Vojlebollit shqiptar, pasi, në ekipin e saj janë inkuadruar edhe disa lojtare të huaja, përfshirë edhe ekipet e tjera.
Si lojtare e kombëtares, Çezarina ka marrë pjesë në kupat e Europës, nga janë kthyer me medalje Bronxi, pasi fituan vendin e tretë në Voljeboll.
Top Channel