
Dy aktorët e njohur të spektaklit të humorit “Portokalli” Rezart Veleshnja dhe Renada Caci ishin të ftuarit e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, në Top Channel.
Vetëm pak ditë më parë, në të gjitha mediat e shkruara u përfol deklarata e regjisorit Altin Basha për prezencën e katër moderatorëve në programin e së dielës mbrëma, ndërkohë që e gjitha ishte një lojë, ku “prezantues të rinj” ishin Rezi në rolin e Erion Braçes dhe Renada si Elisa Spiropali.
Pasi treguan më shumë nga prapaskenat e dy roleve në fjalë, aktorët zbuluan personazhet e tyre të preferuara në “Portokalli”.
Renada nuk ngurroi të shfaqte admirim për Luzen, personazhin aq shumë të dashur me të cilin nisi rrugëtimin e saj. Ndërkohë Rezi, nga ana tjetër tregoi se roli i drejtorit vazhdon të ngelet i preferuari i tij.
Top Channel