Valët e të nxehtit që po prekin oqeanet e planetit janë intensifikuar ndjeshëm dhe shkencëtarët paralajmërojnë se po vrasin jetën marine ashtu sic bëjnë zjarret me pyjet.

Dëmi i shkaktuar është i madh për njerëzimin që varet tek oqeanet për oksigjen, ushqim, mbrojtje nga stuhitë dhe largimin e dioksidit të karbonit nga atmosfera.

Ngrohja globale po rrit gradualisht temperaturën mesatare të oqeaneve por studimi më i fundit i shkencëtarëve është e para analizë globale sistematike e valëve të të nxehtit tek oqeanet, kur temperaturat arrijnë nivele ekstreme për pesë ditë radhazi ose më shumë.

Studimi arrin në përfundimin se valët e të nxehtit po shpeshtohen gjithnjë e më shumë, po zgjaten dhe ashpërsohen, me numrin e ditëve të nxehta që janë trefishuar në vitet e fundit.

Në terma afatgjata, numri i ditëve të nxehta është rritur me më shumë se 50 për qind në 30 vitet e fundit krahasuar me periudhën 1925-1954. E me rritjen e temperaturave, alga, korale dhe shumë gjallesa marine po humben që nga Kalifornia e deri në Australi apo Spanjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA