Dy të moshuar janë gjetur të dhunuar nga të afërm në shtëpinë e tyre dhe janë dërguar në spital për kujdes shëndetësor. Nuk dihet ende se kush kanë qenë agresorët e çiftit që banon në Spitallë, lagjja nr.15 e qytetit bregdetar.

Burime policore bëjnë të ditur se po punohet per zbardhjen e ngjarjes, ndërsa dy personat e dhunuar janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet paraprake rezulton se autorët nuk kanë vjedhur asgjë në banesë, po vetëm kanë dhunuar te moshuarit të cilët kanë deklaruar se janë dhunuar nga persona qe u kanë hyrë në banesë, po që nuk kanë mundur t’i shohin.

Paraprakisht dyshohet se dhuna mund të jetë ushtruar nga persona të njohur të çiftit që ata përpiqen t’i mbrojnë, ose t’i fshehin pasi janë të kërcënuar me jetë prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA