Pasi triumfoi në Kupën e Kosovës, skuadra e Prishtinës do të ketë një përballje të vështirë në basketbollin kontinental me rivalët e Varezes.
Një skuadër që ka marrë 10 tituj në Apenine dhe 5 trofe europianë, ekipi italian do të masë forcat me Sigal Prishtinën këtë të mërkurë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.
Objektiv është kalimi në fazën e 16-të më të mirëve ku do të përfaqësohen 12 shtete. Prishtina është ekipi i parë që arrin play-offin dhe e përfaqëson Kosovën në një garë europiane në basketboll..Lojtari më i mirë i skuadrës nga kryeqyteti, Dardan Berisha mbetet optimist për kualifikimin.
Prishtina do të mund të avancojë në raundin tjetër nëse eliminon Varezen në përballjen e dyfishtë. Ekipi kosovar nëse kualifikohet, do të ketë kundërshtar të radhës, fituesin e duelit mes Donar dhe Filou Ostende.
Top Channel